Atlas
Rreth Atlas
Atlas është një guidë praktike, vend pas vendi, për shqiptarët që jetojnë ose po shpërngulen jashtë — dokumentat dhe emigrimi, integrimi, jeta e përditshme dhe rrjetëzimi.
Nuk është shkruar nga ekspertë apo institucione, por nga vetë komuniteti Illyrian Brains: përvoja reale, e ndarë fillimisht në forum dhe e mbledhur këtu që të gjendet më lehtë.
Si ndërtohet
Çdo vend në Atlas vjen nga kategoria IB Atlas e forumit tonë, ku anëtarët e komunitetit ndajnë atë çfarë kanë mësuar rrugës — nga hapat e para të vizës, tek gjetja e banesës apo e punës së parë. Përmbajtja pastrohet dhe organizohet në këtë faqe, por burimi mbetet forumi.
Guida përditësohet herë pas here, jo automatikisht — nëse diçka duket e vjetruar, mungon, apo ke përvojë për një vend të ri, thuaje në forum.
Informacione
Përdorimi
Çfarë është dhe çfarë nuk është Atlas.
A zëvendëson Atlas burimet zyrtare?
Jo. Atlas është një pikënisje e bazuar në përvojën e komunitetit, jo këshillë ligjore apo zyrtare. Për çdo vendim që lidhet me viza, leje qëndrimi, taksa apo dokumenta të tjera, kontrollo gjithmonë me ambasadën, zyrat e emigracionit apo institucionet përkatëse të vendit ku ndodhesh.
Si kontribuoj me përvojën time?
Shto ose përgjigju në kategorinë IB Atlas të forumit: forum.illyrianbrains.org/c/nisma/ib-atlas. Postimet e reja apo të përditësuara sillen periodikisht këtu, në faqen e vendit përkatës.
Vendi im nuk gjendet në Atlas?
Atlas rritet me kontributet e komunitetit — sa më shumë përvoja të ndahen për një vend në forum, aq më shpejt merr edhe faqen e vet këtu.
