Atlas · Shtet

🇲🇹 Maltë

Informacion praktik i mbledhur nga komuniteti Illyrian Brains për t’u orientuar në Maltë. Nuk zëvendëson burimet zyrtare.

Harta e rrjetit

Maltë dhe Qytetet e Rrjetit

Kufiri i shtetit krijon referencën gjeografike; pikat tregojnë qytetet ku rrjeti Illyrian Brains është i orientuar.

Kufiri i shtetitQytet i rrjetit

Rrjeti lokal · Maltë

Qytetet e rrjetit

Hap një qytet për kontaktet, aktivitetet dhe informacionin lokal. Specifikat menaxhohen veçmas për çdo komunitet.

Malta është shteti anëtar më i vogël i Bashkimit Evropian dhe njëkohësisht një nga vendet më dendur të populluara në botë. Ka klimë të ngrohtë mesdhetare: temperaturat në dimër rrallë bien nën 10ºC, ndërsa në verë shkojnë zakonisht mbi 30ºC. Gjuhët zyrtare janë maltezja dhe anglishtja, ndërsa italishtja, edhe pse jo gjuhë zyrtare, flitet rrjedhshëm nga rreth 70% e popullsisë. Ky informacion është përmbledhur në kuadër të nismës Atlas të IllyrianBrains për të orientuar shqiptarët që shkojnë në Maltë, dhe nuk zëvendëson në asnjë mënyrë burimet zyrtare.

1. Përditshmëria

Kjo pjesë mbulon aspektet praktike të jetesës në Maltë: disa informacione bazë për vendin dhe çështje konkrete si banesa, transporti publik, shëndetësia, pagesat dhe rregullat e përditshme.


🏙️ Gjej banesë

Për t’u pajisur me dokumenta në Maltë, gjetja në kohë e një banese është shumë e rëndësishme. Mund t’ju duhet kohë kërkimi, pasi kërkesa është shpesh më e madhe se oferta, duke rritur çmimet e qirasë dhe duke kufizuar opsionet tuaja. Kostoja e qirasë ndryshon në varësi të vendndodhjes, gjendjes dhe moshës së apartamentit.

Konfirmoni që kontrata që nënshkruani t’u dorëzohet në mënyrë korrekte autoriteteve përkatëse malteze (Autoriteti i Strehimit i Maltës, Registration of a Private Residential Lease Contract (gov.mt)).

Çmimet treguese (2024) për shtëpitë e mobiluara me 2 dhoma gjumi, në varësi të gjendjes së ndërtesës dhe vendndodhjes.

Zona Përfshin Midis
Zonat bregdetare qendrore Msida, Gzira, Sliema, St Julians, Pembroke, Swieqi, Madliena, Pieta €1.000 – €1.800
Rajonet qendrore Birkirkara, Balzan, Santa Venera, Qormi, Iklin, Attard, St. Gwann, Gharghur €900 – €1.400
Rajonet jugore Marsaskala, Zabbar, Marsaxlokk, Birzebbuga, Mqabba, Luqa €900 – €1.400
Rajonet veriore Mellieha, St Paul’s Bay, Naxxar, Mosta €900 – €1.200

Gjatë muajve të verës, për shkak të rritjes së kërkesës nga turistët, qiratë janë më të larta; kështu që do të ishte e këshillueshme të rezervoni shtëpinë midis Tetorit dhe Marsit, për të gjetur qira më konkurruese dhe më shumë opsione.
Shumica e apartamenteve që lëshohen me qira u jepen agjentëve (Real Estate).

Shënim i rëndësishëm!
Mos jepni/dërgoni depozitë para se të shihni shtëpinë/apartamentin ose të konfirmoni se po bisedoni me pronarin/agjentin zyrtar, pasi ka pasur raste qirash të dyfishuara dhe mashtrimesh.

Shënim i rëndësishëm!

Të jetosh bashkë me persona të tjerë në të njëjtin apartament është e zakonshme dhe tërësisht e ligjshme. Nëse ju interesoni, sigurohuni që ta keni kontratën e qirasë në emrin tuaj, me kohëzgjatjen e qëndrimit dhe shumën që do të paguani të qarta në të.

Konfirmoni koston e energjisë elektrike dhe ujit në muaj në www.arms.com.mt

Agjenci imobiliare (Real Estate):

Grupe në Facebook:

Këshillohet të bini dakord që në fillim me pronarin për kërkesat tuaja në lidhje me blerjen e mobiljeve shtesë, riparimet, etj.

Gjithashtu, kërkoni që të gjitha mobiljet, pajisjet dhe dëmet ekzistuese të regjistrohen para se të hyni zyrtarisht në shtëpi. Në këtë mënyrë do të keni provat e nevojshme për të marrë nga pronari garancinë e paguar në nënshkrimin e kontratës.

🏙️ Financiare
🏙️ Transporti

Malta ka një rrjet relativisht të mirë transporti (autobus – taksi – traget), i cili shërben në pjesën më të madhe të vendit, dhe në disa linja autobusësh ka shërbim 24 orësh.

Autobusa

Autobusët qarkullojnë nga ora 05:30 deri në 23:00, me një kosto bilete 2.5 € (e vlefshme 2 orë). Biletat shiten individualisht nga shoferi. Gjithashtu mund të blini një sërë kartash autobusi që ofrojnë tarifa të reduktuara për t’iu përshtatur nevojave tuaja (Tallinja Explore Cards €6 – €19).

Nga 1 tetori 2022, autobusët maltezë janë falas për të gjithë banorët/rezidentët me Kartën Tallinja. Karta Tallinja, për ata që nuk e dinë, është një kartë autobusi pa kontakt (contactless) dhe aplikohet online për një kosto prej €30.

Register for tallinja Card - Malta Public Transport

Shënim!

Për më shumë informacion rreth itinerareve dhe orarit vizitoni linkun e mëposhtëm:
www.publictransport.com.mt

Taksi

Taksitë ndahen në 2 kategori:

  • të bardhët, që mund t’i merrni vetëm nga qendrat përkatëse (piazza) (nuk ndalen duke ngritur dorën), dhe
  • pjesa tjetër, nëpërmjet aplikacioneve mobile dhe/ose me telefon (si radio taksi).

Çmimet e taksive të bardha zakonisht janë më të shtrenjta se pjesa tjetër dhe përcaktohen nga listat e postuara në rangje. Në radio taksitë, kostoja llogaritet në momentin që e mbyllni nga aplikacioni.

Sugjerim!

Për çmime më të lira, ju sugjerojmë të përdorni një nga aplikacionet e mëposhtme.

🏙️ Shkollat

Sistemi arsimor i Maltës përbëhet nga 4 nivele: parashkollor, fillor (3 deri në 11 vjeç), i mesëm i ulët (11 deri në 16 vjeç), i mesëm i lartë (16 deri në 18 vjeç) dhe universitar. Arsimi është i detyrueshëm nga 5 deri në 16 vjeç dhe ndjek standardin anglez. Në të gjitha nivelet e arsimit të detyrueshëm, nxënësit duhet të veshin uniformë. Ka tre lloje shkollash: publike, private dhe katolike. Viti shkollor në shumicën e shkollave fillon në fund të shtatorit.

Çerdhe

Malta ofron çerdhe falas përmes Skemës për Kujdesin e Fëmijëve, për fëmijët nga mosha 0 deri në 3 vjeç, prindërit e të cilëve janë në punë dhe/ose në arsim. Aplikimi bëhet përmes çerdhes që keni zgjedhur për kujdesin e fëmijës tuaj, dhe ju duhet të dorëzoni dëshmi të punësimit.

Listën e çerdheve në të gjitha zonat e Maltës mund ta gjeni në linkun e mëposhtëm:
List of Childcare Centres (gov.mt)

Shënim!

Më shumë informacion rreth Skemës Falas për kujdesin e fëmijëve mund të gjeni këtu:
Free Childcare Scheme (gov.mt)

Arsimi Parashkollor

Arsimi në Maltë është i detyrueshëm deri në moshën gjashtëmbëdhjetë vjeç dhe ofrohet përmes shkollave shtetërore, shkollave katolike dhe sektorit privat.

Informacioni i mëposhtëm i referohet vetëm shkollave shtetërore:
Arsimi parashkollor nuk është i detyrueshëm dhe fillon nga mosha 2 vjeç e 9 muaj deri në 5 vjeç. Kopshtet shtetërore disponojnë një edukatore për çdo dhjetë fëmijë të pranishëm.
Gjatë viteve të kopshtit fokusi është te loja, jo te edukimi formal.

Shkolla Fillore

Arsimi fillor zgjat gjashtë vjet (nga mosha 5 deri në 11 vjeç) dhe mësimdhënia fokusohet në gjuhën malteze dhe angleze.
Të gjitha shkollat funksionojnë nga e Hëna në të Premte, zakonisht nga ora 08:30 deri në 14:30.
Për prindërit që punojnë me orar të plotë, ofrohet shërbimi i kujdesit pas orarit shkollor (Klabb 3-16) për fëmijët nga mosha 3 deri në 16 vjeç, për një pagesë simbolike (€0.80 në orë).

Shënim!

Më shumë informacion mund të gjeni në linkun e mëposhtëm.
Klabb 3-16 After School Service

Shkolla e Mesme & Post Secondary

Arsimi i mesëm zgjat nga mosha 11 deri në 16 vjeç, i ndjekur nga Post Secondary (Junior College).
Në 2 vitet e para (klasa 7 dhe 8) studiohen lëndët e përgjithshme, ndërsa në vitet pasuese zgjidhen lëndët në të cilat do të përqendrohen.

Shkolla e Lartë

Pas përfundimit me sukses të shkollës së mesme, mund të aplikoni në fakultetin që dëshironi në Universitetin e Maltës. Detaje mund të gjeni në linkun e mëposhtëm.
L-Università ta’ Malta

Shënim i rëndësishëm!

  • Duhet që të paktën një prind të jetë i pajisur me leje pune që fëmija të mund të regjistrohet në shkollë shtetërore.
  • Transport falas ofrohet (autobus shkolle) kur distanca nga vendbanimi në shkollë është 1 km ose më shumë.
  • Të gjithë nxënësit (nga mosha 3 deri në 16 vjeç) veshin uniformën e shkollës së tyre.
  • Prindërit nuk mund të zgjedhin shkollën në të cilën regjistrojnë fëmijën, pasi regjistrimi bazohet në zonën ku banoni.

Shkolla Profesionale

Kolegji i Arteve, Shkencës dhe Teknologjisë i Maltës (MCAST) është një institucion publik që ofron 180 kurse dhe programe studimi profesional (part-time ose full-time).
Ndër fushat që mbulohen janë:

  • Shëndet/Infermieri
  • Inxhinieri/Transport
  • IT/ICT
  • Turizëm
  • Art/Fotografi
  • Administrim/Biznes
  • Shërbime Sociale
    Më shumë informacion mund të gjeni në linkun e mëposhtëm:
    https://mcast.edu.mt/
🏙️ Sistemi Shëndetësor

Malta ka një nivel të lartë efektiviteti në kujdesin shëndetësor, duke u renditur e 10-ta në botë, falë financimit të mjaftueshëm qeveritar.
Sistemi shëndetësor ndahet në sektor publik dhe privat, me shumicën e mjekëve që punojnë njëkohësisht në të dy sektorët.

Sektori publik ofron shërbime mjekësore falas me një kosto nominale dhe mbulon shumicën e shërbimeve thelbësore: që nga trajtimi specialist, kujdesi emergjent, kirurgjia, kujdesi para lindjes dhe lindja e fëmijës. Megjithatë, lista e pritjes për trajtim spitalor jo-urgjent mund të jetë mjaft e gjatë.
Sektori publik shëndetësor përbëhet nga spitalet shtetërore dhe poliklinikat.
Mater Dei Hospital, i vendosur në Msida, është spitali kryesor në shkallë kombëtare. U hap në 2007 dhe është një nga spitalet më moderne në Evropë. Për më shumë informacion, drejtohuni te linku i mëposhtëm.
Home - The Department

Poliklinika: Malta ka 8 poliklinika (7 në Maltë dhe një në Gozo). Përveç mjekëve të përgjithshëm dhe shërbimeve të infermierisë, ofrohen edhe shërbime të ndryshme shëndetësore të specializuara si: podiatria, fizioterapia, imunizimi, terapia e të folurit, klinikat antenatale dhe postnatale, klinikat e bebeve dhe pediatrike, klinikat e diabetit, klinikat ortopedike dhe urgjenca.
Health Centers - The Department

Sektori privat përbëhet nga spitale/klinika private dhe mjekë të përgjithshëm, që mund t’i gjeni edhe në farmacitë e ishullit. Është gjithashtu një opsion që ofron takime më të shpejta, me çmime të përballueshme.
Ndër spitalet private më të njohura janë: Saint James Hospitals, Da Vinci Hospital, Saint Mark’s Clinic, etj.
Shumica e farmacive ofrojnë, në orare të caktuara, vizita me mjekun e përgjithshëm/mjekun e familjes.

Shënim i rëndësishëm!

  • Kur vizitoni një spital apo poliklinikë shtetërore, do t’ju kërkohet një kopje e pagesës së fundit nga punëdhënësi (payslip), si provë që paguani kontributet shoqërore. Nëse nuk e keni, mund t’ju kërkohet të paguani shërbimet.
  • Mater Dei është një nga spitalet më të mëdha në BE dhe me pajisje moderne, ku 90% e mjekëve e rekomandojnë në vend të një spitali apo klinike private.
  • Vizita me mjekun e familjes në një farmaci kushton 15–20 € në cash.
🔗 Burime të dobishme për përditshmëria

2. Punësimi

Udhëzime të shkurtra për punën dhe vetëpunësimin. Verifiko kushtet e lejes së qëndrimit dhe kërkesat aktuale para se të fillosh.

💼 Puna si i punësuar
  • Kërko kontratë me pagën, orarin dhe periudhën e provës.
  • Kontrollo lejen e punës dhe regjistrimin në Jobsplus.
  • Ruaj payslips dhe dokumentet tatimore.
🏢 Hapja e një biznesi

Zgjidh sole trader ose company dhe rregullo numrat tatimorë, VAT dhe Jobsplus sipas aktivitetit.

Burimi zyrtar: Servizz.gov.mt ↗

🚀 Startup

Kontrollo programet e Malta Enterprise sipas fazës dhe sektorit; financimi nuk jepet automatikisht.

🧑‍💻 Freelancing

Sole trader mund të përdorë regjistrimin e përbashkët, por duhet të kontrollojë veçmas lejen e punës dhe sigurimet.

🔗 Burime të dobishme për punësimi

3. Emigrimi

Përmbledh informacionin bazë për ardhjen në Maltë: dokumentacionin, llojet e lejeve të qëndrimit, sigurimin shëndetësor dhe regjistrimin në qytet.

🛂 Residenza / Lejet e lidhura me punësimin

Shtetasve shqiptarë u nevojitet një leje qëndrimi për t’u punësuar në Maltë. Hapi i parë në kualifikimin për punësim është të kesh një ofertë pune nga një punëdhënës në Maltë.

Një leje qëndrimi në bazë të punësimit lëshohet dhe mbetet e vlefshme nëse kriteret kryesore mbi të cilat është pranuar vazhdojnë të përmbushen, pra emërtimi specifik, punëdhënësi dhe kohëzgjatja. Ky informacion shtypet edhe në kartën e qëndrimit të lëshuar dhe mbajtur nga shtetasi shqiptar.

Shënim!

Nëse kriteret ndryshojnë, mbajtësi i lejes është i detyruar me ligj të informojë Njësinë e Emigrantëve Home Page - Identità (gov.mt)

Lejet e qëndrimit lidhur me punësimin ndahen në 4 kategori, si më poshtë.

Lloji i Lejes Përshkrim dhe shënime Udhëzime dhe dokumenta
Leje e përkohshme (Single Permit) Leje e tipit të përkohshëm e cila autorizon shtetasit e vendeve të treta të banojnë ligjërisht dhe të marrin punë në Maltë për një periudhë të përcaktuar prej mbi 6 muajsh, e cila mund të rinovohet më tej. Expatriates Unit Single Permit - Documents Required - Identità (gov.mt)
Vetëpunësimi (Self Employment) Expatriates Unit Employment Related Permits - Employment/Self Employment - Identità (gov.mt)
Punësim me më pak se gjashtë (6) muaj Ju mund të hyni, të banoni dhe të punoni në Maltë për një periudhë prej më shumë se tre muajsh si transferim brenda korporatës (Shqipëri – Malta) nëse jeni menaxher, specialist ose stazhier. Expatriates Unit Non-EU Nationals - Intra-Corporate Transferee Workers - Identità (gov.mt)
Punonjes me kualifikime te larta /Blue Card Duhet të ketë një kontratë pune për kualifikime të tilla më të larta profesionale për një periudhë minimale prej 1 viti. Në mënyrë që kërkesa të pranohet, paga duhet të jetë (1.5 x paga mesatare bruto vjetore) në Maltë. Paga mesatare botohet nga Zyra e Statistikave Kombëtare në sondazhin e forcës së punës. Expatriates Unit Employment Related Permits - Highly Qualified Individuals - Identità (gov.mt)

Shënim i rëndësishëm!

Të gjithë shtetasit e vendeve jo anëtare të BE-së, të cilët banojnë dhe punojnë ligjërisht në Maltë, gëzojnë të drejtën për trajtim të barabartë kur bëhet fjalë për:

  • kushtet e punës, duke përfshirë
    • pagën,
    • shkarkimin,
    • shëndetin dhe sigurinë në vendin e punës;
  • formimin arsimor dhe profesional;
  • përfitime tatimore.
🛂 Roli i banesës

Adresa e qëndrimit tuaj (kontrata e qirasë) është pjesë e domosdoshme e dosjes për lejen e qëndrimit. Sigurohuni që kontrata e qirasë që nënshkruani t’i dorëzohet në mënyrë korrekte autoriteteve përkatëse malteze, pasi ky regjistrim shërben si provë zyrtare e adresës tuaj në Maltë.

Registration of a Private Residential Lease Contract (gov.mt)

🛂 Diploma

Qendra e Informacionit për Njohjen e Kualifikimeve të Maltës (MQRIC) është organi kompetent që njeh kualifikimet nga vendet e huaja. Njohja e diplomës mund të kërkohet për arsye të ndryshme, si: vazhdim studimesh, aplikim për një vend pune ose promovim, kompensim kualifikimi, zbritje tatimore, skema bursash, një leje/vizë, etj.

Për më shumë informacion vizitoni faqen zyrtare dhe lexoni dokumentin e mëposhtëm:

🔗 Burime të dobishme për emigrimi
🛂 Nga verifikimi te aplikimi

Punësimi i shtetasve jo-BE zakonisht lidhet me një ofertë pune dhe Single Permit. Aplikimi bëhet nga punëdhënësi ose përfaqësuesi sipas procedurës së Identità.

  1. Zgjidh rrugën e saktë: punë, studim, bashkim familjar ose kategori tjetër.
  2. Verifiko para nisjes: kriteret, afatet, tarifat, përkthimet dhe vendin e aplikimit.
  3. Pas mbërritjes: kontrollo adresën, kartën e qëndrimit, taksat dhe sigurimin.

Kujdes: udhëtimi pa vizë ose një vizë vizitori zakonisht nuk jep të drejtë pune.

4. Integrimi

Ky seksion fokusohet te gjuha, kultura, rregullat shoqërore dhe mundësitë për t’u përfshirë në komunitet. Ai ndihmon në kuptimin dhe pjesëmarrjen aktive në shoqëri.

📌 Bonusi për Fëmijë / Child allowance

Bonusi për fëmijë vlen për çdo fëmijë nën moshën 16 vjeç që jeton në Maltë. Pagesa bëhet çdo 13 javë dhe shuma llogaritet në bazë të rrogës dhe kontributeve të prindit/prindërve.
Edhe fëmijët që nuk kanë lindur në Maltë kanë të drejtë të aplikojnë.
Aplikimi bëhet online, ku jepen detaje për dokumentet që duhet të dorëzoni.

Children’s Allowance – Annual Income less than threshold - Social Security

📌 In-work benefit

Bonusi In-Work ka për qëllim të ndihmojë çiftet dhe prindërit e vetëm (single parent) që janë të punësuar dhe kanë fëmijë nën moshën njëzet e tre (23) vjeç, të cilët janë ende të varur dhe jetojnë me ta.
Pagesa bëhet çdo 3 muaj; për më shumë informacion mund t’i drejtoheni linkut të mëposhtëm:
In-Work Benefit - Social Security

📌 Festat dhe Leja Vjetore
  • Festat publike – 24 ditë pushime publike në Maltë (Malta Public Holidays 2024 - PublicHolidays.com.mt)
  • Ditë pushimi për punonjësit me kohë të plotë në vit – 24 ditë
  • Sëmundja – 10 ditë
  • Leje lindjeje (deri në 16 javë – 12 nga punëdhënësi dhe 4 nga shteti) me detyrimin për t’u kthyer në punë për të paktën 6 muaj pas përfundimit të lejes.
  • Për raste të tjera të veçanta, si leje prindërore (Parental), leje e papaguar (Unpaid), leje për varrim, etj., këto janë gjithashtu në dispozicion.
🔗 Burime të dobishme për integrimi
🌿 Integrimi, natyra, kultura dhe ushqimi

5. Kontakte

Është pika e lidhjes me përfaqësuesit zyrtarë dhe komunitetin shqiptar.

Kontakte të rëndësishme
  • Prefiksi i Maltës: +356
  • Ambulanca: 112
  • Spitali – Malta: 25450000
  • Spital – Gozo: 21561600
  • Policia: 21224001-7
  • Shërbimi informativ shtetëror – 153
  • Ambasada Shqiptare në Itali – +39 0686224110
Përfaqësimi Diplomatik

Shqipëria nuk ka përfaqësim diplomatik në Maltë. Të gjitha shërbimet kryhen nga Ambasada apo Konsullatat Shqiptare në Itali.