Atlas · Shtet

🇬🇧 Mbretëria e Bashkuar

Informacion praktik i mbledhur nga komuniteti Illyrian Brains për t’u orientuar në Mbretëria e Bashkuar. Nuk zëvendëson burimet zyrtare.

Harta e rrjetit

Mbretëria e Bashkuar dhe Qytetet e Rrjetit

Kufiri i shtetit krijon referencën gjeografike; pikat tregojnë qytetet ku rrjeti Illyrian Brains është i orientuar.

Kufiri i shtetitQytet i rrjetit

Rrjeti lokal · Mbretëria e Bashkuar

Qytetet e rrjetit

Hap një qytet për kontaktet, aktivitetet dhe informacionin lokal. Specifikat menaxhohen veçmas për çdo komunitet.

Mbretëria e Bashkuar është një nga destinacionet kryesore për diasporën shqiptare, me komunitete të mëdha në Londër dhe në qytete si Manchester, Birmingham apo Glasgow. Pas daljes nga Bashkimi Evropian në 2020, vendi aplikon një sistem imigrimi të bazuar në viza dhe pikë, ndryshe nga shtetet e BE-së, çka e bën procesin e ardhjes më të strukturuar por edhe më kërkues në dokumentacion. Ky udhëzues – pjesë e nismës Atlas, pa zëvendësuar burimet zyrtare – mbledh informacion praktik, nga banesa e shëndetësia (NHS) te vizat e integrimi, për shqiptarët që jetojnë, studiojnë ose planifikojnë të vendosen në UK.

United Kingdom political map

london1

london2

london3

1. Përditshmëria

Kjo pjesë mbulon aspektet praktike të jetesës në UK - që nga banesa, transporti publik, shëndetësia, pagesat dhe rregullat e përditshme.

🏙️ Banesa

Qytete të mëdha si Londra ndahen në disa zona banimi (Zone 1 – Zone 6). Çmimet e banesave varen nga zona ku ndodheni: sa më afër qendrës, aq më të larta. Mund të gjeni banesa si shtëpi të ulëta ose pallate/ndërtesa të reja.

Si të gjeni banesë?

Mundësitë kryesore janë:

  • Nëpërmjet miqve ose të njohurve
  • Nëpërmjet faqeve online:
Faqja Përshkrimi
Spareroom Dhoma për ndarje me të tjerë ose shpallje për flatmate
Zoopla Apartamente, shtëpi, qira & blerje
Rightmove Platforma më e madhe për prona në UK
OpenRent Marrëveshje direkte me landlord pa agjenci
Gumtree Shpallje të ndryshme, përfshirë banesa
OnTheMarket Alternativë për kërkim banesash
Roomgo Dhoma për ndarje/flatshare
Nestoria Motor kërkimi që mbledh shpallje nga shumë faqe
StuRents Banesa dhe dhoma për studentë

Këshillë: Shikoni gjithmonë afërsinë me autobus / tren, si edhe lagjen ku ndodhet banesa, pasi taksa e banesës (Council Tax) ndryshon sipas Band dhe Council përkatës.

Çfarë duhet të keni parasysh?

  • Kërkoni kontratë me shkrim nga qiradhënësi → ndihmon për reference check.
  • Për herën e parë, zakonisht kërkohen referenca nga qiradhënësi i mëparshëm ose punëdhënësi.
  • Nëse sapo keni ardhur në UK dhe nuk keni referenca:
    • përdorni ofertën e universitetit,
    • kërkoni letër nga punëdhënësi,
    • ose siguroni një garantor (dikush që garanton për ju).
🏙️ Shëndetësia

Shërbimi shëndetësor në Mbretërinë e Bashkuar ofrohet falas nëpërmjet NHS (National Health Service).
Për të përfituar, duhet të regjistroheni në një GP (General Practice) pranë lagjes ku banoni.

Si të regjistroheni?

  • Studentët → mund të regjistrohen duke përdorur një letër nga universiteti.
  • Të tjerët → mjafton një kontratë qiraje ose një faturë (bill) për të provuar adresën.
  • Regjistrimi bëhet duke kërkuar në Google “GP near me” ose duke përdorur faqen zyrtare Find a GP.

Pas regjistrimit, ju caktohet një NHS number (numër unik shëndetësor) ku ruhen të gjitha të dhënat tuaja.

Aplikacioni NHS

Mund të shkarkoni NHS App ku gjenden:

  • të dhënat shëndetësore personale,
  • recetat mjekësore,
  • historiku i vizitave,
  • mundësia për të rezervuar takime.

Takimet me mjekun

  • Zakonisht bëhen fillimisht me telefon.
  • Për takime urgjente, duhet të telefononi në orën 8:00 të mëngjesit në GP tuaj.
  • Kohët e pritjes mund të jenë të gjata → zgjidhni një GP practice me kapacitet të lirë pacientësh (Google Reviews mund të ndihmojë).

Urgjencat

  • Telefoni për emergjenca: 999
  • Për raste jo-urgjente, mund të telefononi 111 ose të shkoni në urgjencën më të afërt.
🏙️ Taksat

Taksat në UK administrohen nga HMRC (Her Majesty’s Revenue and Customs).
Që të jetoni dhe punoni në mënyrë të rregullt, duhet të keni një National Insurance Number (NINo).

Si të aplikoni për National Insurance Number?

  • Aplikimi bëhet online: Apply for a National Insurance number
  • Pas aplikimit, ju vjen një përgjigje zakonisht me postë me numrin tuaj identifikues.
  • Ky numër kërkohet nga punëdhënësi kur filloni një punë të re.

HMRC App

  • Pas punësimit, mund të shkarkoni HMRC App (në App Store ose Google Play).
  • Aplikacioni tregon:
    • të dhënat personale të regjistrimit,
    • tax code (kodi i tatimit),
    • taksat mujore,
    • pagesat dhe historikun e të ardhurave.

Çfarë është “Tax Code”?

  • Tax code përcakton sa pjesë e të ardhurave është pa taksë.
  • Shembull: 1257L → do të thotë që £12,570 në vit janë të liruar nga taksa.
  • Ky kod shfaqet në aplikacion ose në pay slips mujore.
  • Kujdes: nëse kodi nuk reflekton situatën tuaj reale, duhet të kontaktoni HMRC.

Fundi i vitit fiskal

  • Viti fiskal përfundon më 5 prill.
  • Rreth muajit Korrik, HMRC dërgon një përmbledhje:
    • nëse keni paguar më shumë taksa, merrni një refund (check) që mund të depozitohet në bankë.
    • nëse keni paguar më pak, duhet të plotësoni diferencën.

Self Assessment

  • Nëse mendoni se situata juaj tatimore është më e ndërlikuar, përdorni opsionin Self Assessment:
  • Bizneset dhe freelancer-at zakonisht e përdorin këtë procedurë.
  • Rekomandohet të konsultoheni me një accountant për korrektësi.

Harta e zonave në Londër

🏙️ Transporti

Transporti publik në UK është i zhvilluar, sidomos në qytetet e mëdha si Londra.
Mjetet kryesore janë:

  • Tren Underground (Tube)
  • Tren Overground
  • Autobusë
  • National Rail (trena kombëtarë që lidhin qytete të ndryshme)

Zonet e udhëtimit në Londër

  • Londra ndahet në zona udhëtimi nga Zone 1 – Zone 6 (brenda qytetit).
  • Ka edhe zona më të largëta: Zone 7, 8, etj.
  • Çmimi i udhëtimit varet nga:
    • zona ku nisni dhe përfundoni,
    • nëse kaloni në qendër (Zone 1), edhe nëse niseni dhe përfundoni në të njëjtin numër zone.

Si bëhet pagesa?

  • Me kartë bankare contactless (fizike ose nga telefoni).
  • Me Oyster Card → Apliko online këtu.
  • Pagesa bëhet gjithmonë duke vendosur kartën në:
    • stacionin e hyrjes,
    • stacionin e daljes.

Nëse nuk bëni tap out në dalje, sistemi llogarit udhëtimin më të gjatë dhe paguani më shtrenjtë.

Alternativat e transportit

  • Taksi Black Cab → shumë e shtrenjtë, më shpesh në qendër dhe zona turistike.
  • Aplikacione rideshare:

Aplikacione të dobishme

  • Google Maps → tregon rrugën, mjetet e transportit, koston, dhe stacionet e ndërrimit.
  • Citymapper → shumë i përdorur në Londër për itinerarë të detajuar, me çmime dhe orare live.

Tek autobusët, stacionet zakonisht janë të emërtuar me shkronja (p.sh. B, X, NS) → kjo ndihmon për orientim në Google Maps / Citymapper.

Qytetet jashtë Londrës

  • Qytetet më të vogla kanë National Rail për lidhje ndërqytetare.
  • Brenda qytetit, transporti bëhet kryesisht me autobusë (më pak të shpeshtë se në Londër për shkak të ngarkesës më të ulët).
🔗 Burime të dobishme për përditshmëria

2. Punësimi

Udhëzime të shkurtra për punën dhe vetëpunësimin. Verifiko kushtet e lejes së qëndrimit dhe kërkesat aktuale para se të fillosh.

💼 Puna si i punësuar
  • Kontrollo që viza ose statusi lejon punën konkrete.
  • Kërko kontratë dhe kontrollo payslip, tax code dhe pensionin.
  • Për mosmarrëveshje përdor ACAS ose këshillim profesional.
🏢 Hapja e një biznesi

Krahaso sole trader me limited company dhe regjistrohu te HMRC ose Companies House sipas formës.

Burimi zyrtar: GOV.UK ↗

🚀 Startup

Limited company përdoret shpesh për investitorë; përcakto aksionet dhe pronësinë intelektuale para financimit.

🧑‍💻 Freelancing

Regjistrohu për Self Assessment kur kërkohet, mbaj evidencë dhe kontrollo nëse je realisht self-employed për taksa.

3. Emigrimi

Përmbledh informacionin bazë për ardhjen në UK: vizat, numrin personal, lejen e qëndrimit, shtetësinë dhe njohjen e diplomave.

🛂 Aplikimi për vizë dhe hyrja në UK

Për të emigruar në UK është e nevojshme një vizë (përveç rasteve të vizitave turistike afatshkurtra për shtetas të caktuar).
Kategoritë kryesore:

  • Viza Turistike (Standard Visitor Visa) → deri në 6 muaj, pa të drejtë pune. Më shumë info
  • Viza Studentore (Student Visa) → kërkon një ofertë pa kushte nga universitet dhe dokumente financiare. Më shumë info
  • Viza Pune (Skilled Worker Visa) → kërkon ofertë pune nga punëdhënës i licencuar. Më shumë info
  • Family/Spouse Visa → për bashkim familjar. Më shumë info
  • Innovator Founder Visa → për biznese inovative. Më shumë info

Kontrolloni këtu nëse ju duhet vizë: Check if you need a UK visa.

🛂 Numri personal – National Insurance Number

Çdo person që punon në UK duhet të ketë një National Insurance Number (NINo).

  • Aplikimi bëhet online: Apply for a National Insurance number
  • Numri përdoret nga punëdhënësi dhe HMRC për tatime dhe sigurime.
  • Pas regjistrimit, numri vjen zakonisht me postë.
  • Rekomandohet të shkarkoni HMRC App për të parë taksat, pagesat dhe tax code.
🛂 Leje e qëndrimit afatgjatë – Indefinite Leave to Remain

Pas një periudhe të caktuar qëndrimi ligjor në UK (zakonisht 5 vjet me vizë pune, vitet e studimit nuk kualifikohen për vite qëndrimi), mund të aplikoni për Indefinite Leave to Remain (ILR). Qëndrimi duhet të jetë pa ndërprerje për 5 vite që të kualifikoheni për ILR. Gjithashtu, gjatë aplikimit duhet të tregoni që jeni ende duke punuar për punëdhënësin që ju ka sponsorizuar vizën aktuale të punës.

ILR ju jep të drejtën:

  • të jetoni dhe punoni pa kufizime,
  • të hyni e dilni nga UK pa vizë,
  • të përdorni shumicën e shërbimeve publike.

Më shumë info: Indefinite Leave to Remain

🛂 Marrja e shtetësisë – British Citizenship

Pas disa vitesh qëndrimi (zakonisht 12 muaj pasi merrni ILR), mund të aplikoni për shtetësi britanike.

Kërkohet:

  • banim i qëndrueshëm në UK,
  • test i gjuhës angleze,
  • Life in the UK Test,
  • asnjë shkelje serioze ligjore.

Udhëzues: British Citizenship

🛂 Njohja e diplomave – UK ENIC

Nëse keni përfunduar studime jashtë UK, diplomat tuaja duhet të krahasohen me sistemin britanik.

  • Ky proces bëhet nga UK ENIC (më parë NARIC).
  • Përdoret për: punësim, studime të mëtejshme, ose aplikim për vizë.
  • Aplikoni këtu: UK ENIC.

Zakonisht kërkohet certifikata e diplomës, transkripti dhe përkthime të noterizuara.

🛂 Patenta

Patenta shqiptare fatkeqësisht nuk njihet në UK. Patentat nga vendet e BE njihen dhe duhet vetëm të njehësohen. Patenta shqiptare mund të përdoret në UK deri në një vit nga momenti që keni hyrë në vend; pas kësaj duhet ta ribëni, duke dhënë një test me shkrim (teorik) dhe një test praktik.

Informacionet për këtë mund të gjenden në DVLA, në faqen gov.uk
Book your driving test - GOV.UK

Përpara se të bëni testin praktik, duhet të kaloni Theory test (testin teorik). Për t’u përgatitur, mund të gjeni libra ndihmues ose të shkarkoni aplikacione si Driving Theory Test UK. Testi teorik kushton 23 paund.

Për të gjetur një datë për testin tuaj, duhet të futeni në gov.uk dhe të vendosni zonën/lagjen ku doni ta jepni testin.

Kujdes:
Në Londër, për shkak të fluksit shumë të madh, mund t’ju duhet ta jepni testin në zona më të largëta. Testi është me pagesë dhe varion nga 62 paund (gjatë javës) në 75 paund (mbrëmje, fundjavë, Bank holidays).
Përpara se të jepni testin praktik, këshillohet (sidomos për ata që janë mësuar të drejtojnë nga krahu i majtë) të bëni disa orë praktike me instruktor. Në testin praktik mund të shkoni me makinën tuaj ose të instruktorit (me pagesë, sipas marrëveshjes).

🔗 Burime të dobishme për emigrimi
🛂 Nga verifikimi te aplikimi

Mbretëria e Bashkuar nuk është në BE dhe kërkon vizë sipas sistemit britanik. Për Skilled Worker nevojiten sponsor i licencuar, Certificate of Sponsorship dhe plotësimi i kritereve.

  1. Zgjidh rrugën e saktë: punë, studim, bashkim familjar ose kategori tjetër.
  2. Verifiko para nisjes: kriteret, afatet, tarifat, përkthimet dhe vendin e aplikimit.
  3. Pas mbërritjes: kontrollo adresën, kartën e qëndrimit, taksat dhe sigurimin.

Kujdes: udhëtimi pa vizë ose një vizë vizitori zakonisht nuk jep të drejtë pune.

4. Integrimi

Mbretëria e Bashkuar njihet për një sërë zakonesh dhe traditash që ndihmojnë në integrim. Disa prej tyre janë:

📌 Queuing – Mbajtja e radhës

Në UK njerëzit shquhen për respektimin e radhës, qoftë kjo zakon shumë i rrënjosur në jetën e përditshme.

  • Vlen kudo: në dyqane, stacione treni apo autobusi.
  • Në eskalatorë qëndroni gjithmonë në krahun e djathtë, ndërsa krahu i majtë lihet i lirë për ata që ecin më shpejt.
  • Mosrespektimi i radhës shihet si pasjellje.
📌 Pubs dhe kafene
  • Pub-et janë qendra kryesore për socializim, për miq ose kolegë pas pune.
  • Shërbejnë pije dhe ushqime tradicionale (fish & chips, Sunday roast).
  • Orari: zakonisht hapen gjithë ditën, mbyllen rreth 11:00 pm (të dielave hapen nga 12:00 pm).
  • Kafenetë mbyllen më herët se në vendet mesdhetare (zakonisht në 5–6 pasdite).
📌 Community Centres

Shumë lagje kanë qendra komunitare ku ofrohen:

  • kurse (gjuhë, art, sport),
  • aktivitete për fëmijë dhe të moshuar,
  • shërbime sociale,
  • pishina, palestra dhe biblioteka.

Mund të gjeni të afërmen duke kërkuar: “Community Centre near me” ose në Local Council.

📌 ILR dhe Pashaporta
  • Indefinite Leave to Remain (ILR) - leja e përhershme e qëndrimit, merret zakonisht pas 3–5+ viteve qëndrimi ligjor.
  • Jep të drejta pothuajse të barabarta me shtetasit britanikë.
  • Pas ILR, mund të aplikoni për shtetësi dhe pashaportë britanike.

Life in the UK Test

  • I detyrueshëm për ILR dhe shtetësi.
  • Test mbi gjuhën, historinë, zakonet dhe traditat britanike.
  • Më shumë info.
📌 Zakone të tjera britanike
  • Politeness - “please”, “thank you”, “sorry” janë të shpeshta.
  • Small talk - bisedat e shkurtra për motin janë zakon i përditshëm.
  • Personal space - respektohet distanca në biseda.
  • Tea culture - një “cup of tea” shihet si ritual kombëtar.
  • Sunday Roast - vakt tradicional familjar çdo të dielë.
🔗 Burime të dobishme për integrimi
🌿 Integrimi, natyra, kultura dhe ushqimi

5. Kontakte

Numrat e emergjencës, përfaqësimi diplomatik dhe kontakt për ndihmë nga komuniteti.

Numrat e emergjencës
  • 999 ose 112 — emergjenca (policia, zjarrfikësit, ambulanca).
  • 111 — NHS, për raste jo-urgjente.
Përfaqësimi diplomatik

Ambasada e Shqipërisë në Londër — shërbime konsullore (pasaportë, letërnjoftim, legalizime):

Ambasada e Kosovës në Londër:

Ambasada e Maqedonisë së Veriut në Londër:

Këto të dhëna mund të ndryshojnë; konfirmoni gjithmonë në faqen zyrtare përkatëse para një vizite.

Ndihmë nga komuniteti

Për ndihmë në lidhje me informacionet e kësaj guide mund të kontaktoni:
Klaudia Meta

meta_ klaudia @yahoo.com

Linkedin: www.linkedin.com/in/klaudiameta