Atlas · Shtet

🇩🇪 Gjermani

Informacion praktik i mbledhur nga komuniteti Illyrian Brains për t’u orientuar në Gjermani. Nuk zëvendëson burimet zyrtare.

Harta e rrjetit

Gjermani dhe Qytetet e Rrjetit

Kufiri i shtetit krijon referencën gjeografike; pikat tregojnë qytetet ku rrjeti Illyrian Brains është i orientuar.

Kufiri i shtetitQytet i rrjetit

Rrjeti lokal · Gjermani

Qytetet e rrjetit

Hap një qytet për kontaktet, aktivitetet dhe informacionin lokal. Specifikat menaxhohen veçmas për çdo komunitet.

Gjermania është ekonomia më e madhe e Europës dhe një nga destinacionet kryesore për shqiptarët që emigrojnë për punë, studime ose bashkim familjar, me qytete si Berlini, Mynihu dhe Hamburgu si pole kryesore të diasporës. Ky udhëzues mbledh informacionin praktik të nismës Atlas të IllyrianBrains dhe nuk zëvendëson burimet zyrtare.

1. Përditshmëria

Kjo pjesë mbulon aspektet praktike të jetesës në Gjermani - që nga banesa, transporti publik, shëndetësia, pagesat dhe rregullat e përditshme.

berlin-germany-glance

🏙️ Banesa+
  • Çdo qytet ndahet në Bezirke / Stadtteile – shpesh ofrojnë kurse, takime ose aktivitete falas në Volkshochschule (VHS).
  • Nëse jeton me qira, për çdo problem teknik shkruaji Hausmeister ose pronarit – mos bëj rregullime vetë pa leje.
  • Kur kërkon shtëpi me qira, ki parasysh depozitën: në varësi të pronarit, zakonisht është 1-3 muaj qira bazë, dhe kthehet kur e lë shtëpinë, nëse nuk konstatohet asnjë dëm.
  • Shpesh nëse nuk je në shtëpi, pakot lihen te fqinji ose në Packstation.
  • Nëse lëviz shtëpi, mund të aktivizosh Nachsendeauftrag – posta transferohet automatikisht në adresën e re.
  • Shërbimet më të zakonshme: DHL, Hermes, DPD, GLS.
🏙️ Financiare
🏙️ Pagesa dhe përfitime
🏙️ Shëndeti dhe urgjenca
🏙️ Transporti
🏙️ Aplikacione, markete
  • Supermarketet më të lira: Aldi, Lidl, Penny, Netto.
  • Për rroba ose pajisje të përdorura:
  • Aplikacione të dobishme
    • Revolut / Wise – për transferta ndërkombëtare të shpejta
    • NINA App – paralajmërime emergjente në zonën ku ndodhesh
    • Google Translate + DeepL – për përkthime më të mira në gjermanisht
    • Too Good To Go – ushqim i lirë nga restorantet/supermarketet afër afatit
🏙️ Drejtimi dhe makina
  • Konvertimi i lejes së drejtimit (Führerschein umschreiben) - Shqiptarët duhet ta konvertojnë brenda 6 muajve. Disa qytete kërkojnë edhe kurs Erste Hilfe, test sysh dhe provim teorik.
  • Automjeti - Për regjistrim të makinës nevojitet: kontroll teknik (TÜV), sigurim (eVB-Nummer), certifikatë pronësie, dhe taksë vjetore.
  • Parkimi - Në qytetet e mëdha ka zona me pagesë të detyrueshme dhe nevojitet vërtetim parkimi nga banesa (Bewohnerparkausweis).

Berlin - Terminet për patente / konvertim / dokumente

2. Punësimi

Udhëzime të shkurtra për punën dhe vetëpunësimin. Verifiko kushtet e lejes së qëndrimit dhe kërkesat aktuale para se të fillosh.

💼 Puna si i punësuar
  • Kërko kontratë me pagën bruto, orarin dhe periudhën e provës.
  • Për profesionet e rregulluara përdor procesin Anerkennung.
  • Ruaj fletëpagesat dhe kontrollo klasën tatimore.
🏢 Hapja e një biznesi

Sqaroni nëse aktiviteti është Gewerbe apo Freier Beruf, pastaj regjistrohu te Gewerbeamt ose Finanzamt.

Burimi zyrtar: Existenzgründungsportal ↗

🚀 Startup

Krahaso UG me GmbH dhe përcakto aksionet, kapitalin dhe pronësinë intelektuale para investimit.

🧑‍💻 Freelancing

Freiberufler nuk është sinonim i çdo freelanceri. Finanzamt-i vendos klasifikimin; kontrollo edhe Scheinselbstständigkeit.

3. Emigrimi

Përmbledh informacionin bazë për ardhjen në Gjermani: dokumentacionin, llojet e lejeve të qëndrimit, sigurimin shëndetësor dhe regjistrimin në qytet.

🛂 Regjistrimi i banimit – Anmeldung

Pa këtë regjistrim, nuk mund të bësh asgjë tjetër (bankë, sigurim, punë, leje qëndrimi).
Dokumentet e nevojshme:

  • Formulari për Anmeldung
  • Wohnungsgeberbestätigung (deklaratë nga pronari)
  • Pasaportë

Në Berlin:

🛂 Numri tatimor, sigurimi, Schufa, ELSTER
🛂 Leja e qëndrimit – Aufenthaltstitel

Aplikohet pas Anmeldung. Llojet kryesore:

  • Për punësim (përfshirë EU Blue Card)
  • Për studime
  • Për bashkim familjar

Dokumentet:

  • Pasaportë + leje vizë nëse aplikohet nga brenda
  • Kontratë pune ose pranim nga universitet
  • Sigurim shëndetësor
  • Prova banimi + mjete financiare

Në Berlin:

🛂 Leja e përhershme – Niederlassungserlaubnis

Aplikohet zakonisht pas 5 vitesh qëndrimi, nëse:

  • Ke punuar dhe kontribuar në sigurime
  • Ke njohuri të gjuhës gjermane (B1+)
  • Nuk je penalizuar
  • Ke vendbanim të qëndrueshëm

Info: https://www.iamexpat.de/expat-info/official-issues/residence-permit-germany/permanent-residence-permit

🛂 Marrja e shtetësisë – Einbürgerung

Mund të aplikosh pas 5–8 viteve qëndrimi. Kërkesat:

  • Einbürgerungstest (provim)
  • Pasaportë e vlefshme
  • Leje qëndrimi
  • Prova të të ardhurave
  • Certifikatë gjuhe (B1 minimum)

Në Berlin:

🛂 Njohja e diplomave

Dokumentet zakonisht:

  • Diplomë dhe transkript i përkthyer në gjermanisht
  • CV
  • Tarifa rreth 200€
🛂 Këshillim ligjor dhe emigracion
🛂 Nga verifikimi te aplikimi

Për punë, studim ose bashkim familjar kërkohet viza ose leja që përputhet me qëllimin real të qëndrimit. Qëndrimi pa vizë në Schengen nuk lejon punësim.

  1. Zgjidh rrugën e saktë: punë, studim, bashkim familjar ose kategori tjetër.
  2. Verifiko para nisjes: kriteret, afatet, tarifat, përkthimet dhe vendin e aplikimit.
  3. Pas mbërritjes: kontrollo adresën, kartën e qëndrimit, taksat dhe sigurimin.

Kujdes: udhëtimi pa vizë ose një vizë vizitori zakonisht nuk jep të drejtë pune.

4. Integrimi

Ky seksion fokusohet te gjuha, kultura, rregullat shoqërore dhe mundësitë për t’u përfshirë në komunitet. Ai ndihmon në kuptimin dhe pjesëmarrjen aktive në shoqërinë gjermane.

📌 Gjuha gjermane

Pse duhet të mësoj gjermanisht?

Mësimi i gjuhës përmirëson mundësinë për të gjetur punë, për të ndërtuar marrëdhënie, për të kuptuar sistemin dhe për të qenë pjesë e plotë e shoqërisë. Burime të dobishme:

Ku të regjistrohem për kurse?

Einbürgerungstest Termine - për të marrë shtetësinë, duhet të kaloni një test mbi politikën, historinë dhe kulturën gjermane. Berlin: https://www.vhsit.berlin.de/VHSKURSE/BusinessPages/CourseList.aspx

📌 Rregulla dhe sjellje

Rregulla themelore - Është e rëndësishme të kuptoni bazat e sistemit ligjor dhe të drejtave qytetare.

Shënime:

  • Handbook Germany – Etiketa dhe sjellja
  • Gjermanët janë të përpiktë, edhe 5 minuta vonesë mund të shihet si mungesë respekti.
  • Përdor “Sie” me njerëz që nuk i njeh mirë. Kalimi në “Du” bëhet me marrëveshje.
  • Mos u paraqit pa paralajmërim – dërgo një mesazh më parë.
  • Riciklimi është i detyrueshëm: mbeturinat ndahen në koshë sipas materialit.
  • Shishet me Pfand (zakonisht 0.25 €) kthehen në supermarket për rimbursim.

Normat dhe “no-gos” kulturore

  • Pyetjet për rrogën, profesionin ose statusin martesor janë tabu në bisedat e para.
  • Jep dorën kur takon dikë – edhe kur ndahesh. Përqafimi nuk është automatik.
  • Heshtja në transport publik është normë – edhe fëmijët mësohen të mos bëjnë zhurmë.
  • Mos lë mbeturina jashtë ditës së përcaktuar – kontrollo “Müllkalender” të qytetit.

Fun fact: Në disa rajone, nëse bën zhurmë të dielën gjatë larjes së makinës – mund të marrësh paralajmërim nga policia.
Fun fact: Riciklimi është aq serioz sa që ka kontrolle edhe në ndërtesa banimi për ndarjen e mbeturinave.

📌 Për studentët
  • Universitetet kanë shumë grupe të hapura: klube teknologjie, artistike, kulturore, ndërkombëtare.
  • Studentët që vijnë përmes Erasmus marrin ndihmë nga universiteti për orientim, gjuhë dhe strehim. International Office ofron zakonisht këto shërbime direkt pas mbërritjes.
  • Pjesëmarrja ndihmon për të krijuar rrjet dhe për të praktikuar gjuhën.
📌 Rrjetet profesionale

Qytetet e mëdha kanë hapësira për elektronikë, programim dhe eksperimentim.

Ka shumë konferenca dhe grupe që mirëpresin kontribues të rinj.

  • FOSDEM, JSConf EU, PyCon DE janë ndër më të njohurat.
  • Në Berlin, Mynih dhe Hamburg ka ngjarje të rregullta komunitare.
📌 Kultura dhe jeta sociale

Jeta kulturore në Gjermani

Gjermania është ndër vendet më aktive në Europë për aktivitete kulturore – nga simfonitë klasike në Hamburg te performancat eksperimentale në Berlin.

  • Muze falas çdo të diel të parë të muajit – shembull: Staatliche Museen Berlin
  • Bibliotekat publike ofrojnë më shumë se libra – p.sh. ZLB Berlin ka instrumente muzikore dhe teknologji për huazim.
  • Kinematë “OmU” (Original mit Untertiteln) janë ideale për të mësuar gjermanisht duke parë filma.
  • Kalendari i koncerteve dhe eventeve në qytet: Eventim, Kulturprojekte Berlin

Fun fact: Gjermania ka mbi 6,000 muze, përfshirë një muze të curryt në Berlin dhe një muze të çamçakëzit në Köln.
Fun fact: Në shumë biblioteka gjermane mund të marrësh hua edhe pajisje VR dhe robotë edukativë.

Festat dhe ditët e veçanta

Këto ditë janë më shumë se pushime – janë dritare për të kuptuar shpirtin lokal:

  • Tag der Deutschen Einheit (3 Tetor) – festohet me koncerte dhe aktivitete në gjithë vendin.
  • Karneval / Fasching – periudha ku njerëzit shkojnë në punë me kostume, veçanërisht në Köln dhe Mainz. Info: karneval.de
  • Weihnachten – tregjet e Krishtlindjeve hapen nga fundi i nëntorit. Kontrollo për qytetin tënd: Weihnachtsmarkt Übersicht
  • Silvester (Viti i Ri) – fishekzjarrët lejohen vetëm më 31 Dhjetor dhe ndonjëherë 1 Janar.
  • 1 Maji – protesta, festa, dhe panaire në shumë qytete.

Fun fact: Disa qytete si Augsburg kanë ditë festash vetëm për veten, të quajtura Stadtfeiertag.
Fun fact: Gjatë Karneval-it, njerëzit në zyrë mund të shfaqen me kostume pa paralajmërim.

Pijet, daljet dhe socializimi

  • Feierabendbier – zakon për të mbyllur ditën me kolegë.
  • Stammtisch – tavolinë e përhershme në lokale ku takohen miqtë.
  • Në restorante, ndarja e faturës (“Getrennt zahlen”) është normale – thuaje që në fillim.

Aplikacione për të gjetur ngjarje:

Fun fact: Në Bavari është normale të shohësh njerëz që pijnë birrë që në mëngjes – sidomos gjatë Weißwurstfrühstück.
Fun fact: Në shumë qendra lagjesh, ka lokalet e vogla të quajtura “Kneipe” ku mblidhen banorët lokalë çdo të premte.

Sporti dhe aktivitetet jashtë

  • Sportvereine – klubet lokale ofrojnë gjithçka: nga futbolli deri te koralet e qytetit. Info: DOSB Club Finder
  • Rrjetet e biçikletave dhe pyjet publike janë të aksesueshme dhe të mirëmbajtura.
  • Garat popullore (Volkslauf) – zakonisht pa pagesë ose shumë të lira për pjesëmarrje.

Fun fact: Në Berlin, gara më e madhe vjetore quhet “B2Run” dhe përfshin edhe ekipe nga kompanitë më të mëdha të qytetit.
Fun fact: Disa klube ofrojnë tarifa të reduktuara për studentë, refugjatë dhe familje me të ardhura të ulëta.

📌 Natyra dhe aktivitetet në ajër të pastër

Ecje, biçikleta dhe natyrë

Gjermania ofron një infrastrukturë të shkëlqyer për të dalë në natyrë – si për çlodhje, ashtu edhe për sport.

Pyje, liqene dhe camping

Fun fact: Në Gjermani, pylli i zi (Schwarzwald) është frymëzim për shumë përralla të vjetra dhe ka qindra kilometra shtigje.
Fun fact: Ka kultura të tëra rreth “Wandertag” – ditë e veçantë vetëm për ecje me miq, familje apo kolegë.

🌿 Integrimi, natyra, kultura dhe ushqimi

5. Qytetet e Rrjetit

Çdo qytet ka treg pune, transport, ritëm jetese dhe procedura lokale të ndryshme. Udhëzuesit e shkurtër më poshtë përmbledhin pikat kryesore dhe të drejtojnë te burimet zyrtare.

📍 Berlin

Kryeqyteti është qendër e administratës, teknologjisë, kulturës dhe ekonomisë krijuese. Është ndër qytetet më ndërkombëtare të vendit, por kërkimi i banesës mund të zgjasë.

Mbërritja dhe banesa

  • Për Anmeldung, leje qëndrimi dhe shërbime të tjera përdor portalin zyrtar service.berlin.de. Terminet mund të jenë të kufizuara, ndaj kontrollo rregullisht.
  • Mitte, Friedrichshain-Kreuzberg dhe Prenzlauer Berg janë qendrore e të kërkuara; Spandau, Marzahn-Hellersdorf, Reinickendorf dhe pjesë të Treptow-Köpenick mund të ofrojnë më shumë alternativa.
  • Kontrollo lidhjen me punën para se të zgjedhësh banesën: Berlini është i madh dhe koha e udhëtimit ndryshon shumë sipas lagjes.

Transporti, puna dhe jeta

  • U-Bahn, S-Bahn, tramvaji dhe autobusët mbulohen nga rrjeti tarifor Berlin-Brandenburg. Planifiko udhëtimet te BVG.
  • Ka mundësi në teknologji, startup-e, sektorin publik, media, kulturë, shëndetësi dhe turizëm. Gjermanishtja mbetet e rëndësishme jashtë ekipeve ndërkombëtare.
  • Për aktivitete, administratë dhe informacion lokal përdor berlin.de.
📍 Düsseldorf

Düsseldorfi është kryeqyteti i Nordrhein-Westfalen dhe një qendër e fortë për biznes, financë, telekomunikacion, modë, panaire dhe kompani ndërkombëtare.

Mbërritja dhe banesa

  • Për regjistrimin e adresës, terminet dhe shërbimet e qytetit përdor duesseldorf.de.
  • Stadtmitte, Pempelfort, Derendorf dhe Bilk janë të lidhura mirë; Wersten, Eller, Rath dhe zona të tjera më larg qendrës mund të kenë alternativa të ndryshme banimi.
  • Shiko edhe qytetet fqinje të rajonit Rhein-Ruhr nëse puna është pranë një stacioni treni; lidhjet rajonale e zgjerojnë ndjeshëm zonën e kërkimit.

Transporti, puna dhe jeta

  • Transporti urban ofrohet kryesisht nga Rheinbahn dhe lidhet me rrjetin rajonal VRR.
  • Aeroporti, stacioni qendror dhe panairet e bëjnë qytetin praktik për punë me udhëtime të shpeshta.
  • Rheinufer, Altstadt dhe parqet përgjatë Rinit janë pika të njohura për kohën e lirë.
📍 Hamburg

Hamburgu është qytet-port dhe një nga qendrat më të mëdha ekonomike të Gjermanisë, me mundësi në logjistikë, transport detar, aviacion, media, teknologji dhe shëndetësi.

Mbërritja dhe banesa

  • Për Anmeldung, terminet dhe shërbimet administrative përdor portalin zyrtar hamburg.de.
  • Altona, Eimsbüttel, Winterhude dhe pjesë të Hamburg-Mitte janë shumë të kërkuara; Harburg, Wandsbek, Bergedorf dhe lagjet më të largëta mund të zgjerojnë kërkimin.
  • Qyteti shtrihet në një zonë të madhe, ndaj krahaso kohën e udhëtimit dhe ndërrimet e transportit, jo vetëm largësinë në hartë.

Transporti, puna dhe jeta

  • U-Bahn, S-Bahn, autobusët dhe tragetet publike funksionojnë brenda rrjetit HVV.
  • Porti dhe kompanitë e logjistikës janë punëdhënës të rëndësishëm; qyteti ka gjithashtu sektorë të fortë në aviacion, media dhe shërbime.
  • Alster, Elba, Speicherstadt dhe parqet e qytetit ofrojnë shumë mundësi për kohën e lirë.
📍 Mynih (München)

Kryeqyteti i Bavarisë është qendër për teknologjinë, inxhinierinë, financën, universitetet dhe kërkimin. Mundësitë janë të shumta, por banesat janë konkurruese dhe kostoja e jetesës është relativisht e lartë.

Mbërritja dhe banesa

  • Për Anmeldung, dokumentet dhe terminet përdor stadt.muenchen.de; ruaj Wohnungsgeberbestätigung nga pronari.
  • Maxvorstadt, Schwabing, Haidhausen dhe Au janë qendrore e shumë të kërkuara; Sendling, Giesing, Pasing, Moosach dhe Neuperlach ofrojnë alternativa në pjesë të tjera të qytetit.
  • Përgatit dokumentin e identifikimit, dëshmitë e të ardhurave ose kontratën e punës dhe Schufa kur është e disponueshme.

Transporti, puna dhe jeta

  • U-Bahn, S-Bahn, tramvaji dhe autobusët lidhen në rrjetin MVV.
  • LMU München dhe TUM janë universitetet kryesore. Për kurse gjuhe dhe edukim të vazhdueshëm shiko Münchner Volkshochschule.
  • Englischer Garten, Isar dhe liqenet bavareze janë zgjedhje të njohura për kohën e lirë; informacione lokale gjenden te muenchen.de.

6. Kontakte

Ofron informacion mbi ambasadat shqiptare, kosovare dhe maqedonase në Gjermani. Është pika e lidhjes me përfaqësuesit zyrtarë dhe komunitetin shqiptar.

Përfaqësimi Diplomatik

Ambasada e Shqipërisë në Berlin - Ofron shërbime konsullore për qytetarët shqiptarë që jetojnë në Gjermani, si pajisja me pasaportë, letërnjoftim, legalizime, certifikata lindjeje, etj.

Ambasada e Kosovës në Berlin - Ndihmon qytetarët e Kosovës për dokumente udhëtimi, legalizime, regjistrime, etj.

Ambasada e Maqedonisë së Veriut në Berlin - Shërben për qytetarët nga Maqedonia e Veriut – për pasaporta, certifikata, regjistrime, etj.

Qendrat për Këshillim të Emigrantëve
Ofruar nga organizata si Caritas, AWO, Diakonie dhe Der Paritätische. Jepin ndihmë për dokumentacion, integrim, punësim, sigurime dhe më shumë.

Proçedurat e emigrimit nga Shqiperia

Ky informacion është për hapat pas mbërritjes në Gjermani. Për procesin e aplikimit për vizë, përdorni gjithmonë burime zyrtare të përditësuara nga Ambasada Gjermane në Tiranë:

Shërbime nga biznese shqiptare

Rrobaqepësi, berberë, avokatë dhe markete të drejtuara nga shqiptarë

  • Kontrollo Google Maps me fjalë kyçe si “shqiptar Berlin / München”
  • Grupi në Facebook “Shqiptarët në Gjermani” shpesh ndan rekomandime
  • Për restorante shqiptare:

Info! Në formë të ngjashme me nismën Atlas, mund të gjeni info në faqet e mëposhtme: